Futboll Sport

Gati revolucioni tek Gjermania, “sakrifikimi” i parë mban emrin e Ozil

Dështimi i “pancerave” në Kupën e Botës “Rusi 2018” pritet të sjellë një revolucion në kombëtaren gjermane. Sipas mediave gjermane, në ekipin e ri të Joachim Low do të ketë ndryshime radikale.

Dhe mesa duket i “sakrifikuari” i parë mund të jetë fantazisti me origjinë turke, Mesut Ozil.

Joachim Low, kontrata e të cilit është rinovuar përpara se të fillonte Botërori, thuhet se është gati të mos e grumbullojë më Ozil.

Gjithsesi, ndryshimet nuk do të ndodhin vetëm nëse largohet Low. Sipas mediave turke, Ozil pritet t’i thotë lamtumirë kombëtares pas kritikave të ashpra që ka marrë.

Pa harruar këtu edhe skandalin me presidentin turk Erdogan.

Sami Khedira është një tjetër lojtar që pritet të shpallë largimin e tij nga Gjermania, po ashtu edhe Mario Gomez.

Related posts

TENSION në konferencë për mungesë informacioni/ Panucci AKUZON zëdhënësin e FSHF-së

F.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Reja grumbullon 3 futbollistë nga Superiorja. Rikthehen edhe Balaj, Çekiçi e Trashi

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT ME DE ROSSIN/ Claudio Marchisio rrëfen: Kishte në zemër vetëm Romën, bashkë me…

Delo.autor

Leave a Comment