Futboll Seria A Sport

PARASHIKON TË ARDHMEN E SARRIT/ Arrigo Sacchi : Do të ketë probleme tek Juventusi, pasi…

Ish-trajneri i Milanit dhe i Italisë, Arrigo Sacchi, ka shprehur besimin se Maurizio Sarri do të përballet me probleme në detyrën e tij të re dhe shkaku mund të vijë nga lojtarët.

Trajneri që së fundmi udhëhoqi Chelsean shkon te Juventusi për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin dhe për të instaluar një futboll më sulmues.

Kjo gjë sipas Sacchi do t’i sjellë probleme italianit, pasi lojtarët jo gjithmonë pranojnë mirë idetë e reja.

“Sarri do të përballet me probleme, sepse ai po propozon ide të reja, dhe ato jo gjithmonë pranohen nga lojtarët”, ka thënë Sacchi për “Gazzetta dello Sport”.

“Skuadra duhet ta mbështesë trajnerin, pikërisht ashtu siç bënte Berlusconi me mua, në vitet 80’, kur shkova te Milani”, ka thënë Sacchi.

Related posts

HARROHET DEPAJ/ Juventusi arrin akordin për bomberin polak

F.autor

“KJO ËSHTË E BUKUR E FUTBOLLIT”/ Mbrojtësi Helveg: Ky Milan është i ngjashëm me atë të titullit të 1999-ës

Delo.autor

“MAMAJA IME KA…”/ Sulmuesi Aubameyang zbulon arsyen e mungesës në dy ndeshjet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment