Futboll Premier League Sport

Shaqiri në mëdyshje për të ardhmen, peshkohet nga një ekip i Premier League

Liverpooli po përballet me një kundërshtar tjetër të Premier League për të fituar shërbimet e mesfushorit të avancuar të Stoke City Xherdan Shaqiri. Southampton është futur në listë për të bërë pazar me Stoke Cityn për kartonin e mesfushorit shqiptar.

Këtë gjë e ka zbuluar Ian McGarry i ftuar në emisionin për transferimet e futbollistëve “Windows Podcast”.

“Shaqiri, sipas informacionit tim është i gatshëm të iki nga Stoke për 9 milion €.

Shqiptari i Zvicrës do të paguhet nga Liverpooli 135 mijë € në javë nëse pranon të luajë për ekipin e Jurgen Klopp. Rënia nga Premier League e Stoke dhe paraqitja pozitive në Botëror me helvetët do të ndikojë seriozisht në të ardhmen e 26-vjeçarit.

Related posts

KATAR 2022/ Zbulohet “taksa e mëkatit”

Delo.autor

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ ITALISË/ Luis Enrique nuk humbet kohë, fillon të analizojë me detaje “Azzurrët”

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Parma në “San Siro”. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment