Futboll Sport

SHPËRTHEN Maradona: Argjentina është një ekip mediokër, përjashto vetëm…

Diego Armando Maradona ka analizuar eliminimin e Argjentinës në programin “De la mano del Diez” dhe më pas ka shprehur mendimin e tij në një video të postuar në Instagram.

“Është kronika e një vdekjeje të lajmëruar”, ka thënë ai.Një citim nga Garcia Marquez. Ish-numri 10 ka sulmuar të gjithë përveç Messi-t.

“E kam parë shumë të izoluar. E kanë bërë të luajë si 9 dhe duhej të shkonte në mesfushë për të marrë topin, të krijonte lojën, të jepte asiste dhe të finalizonte. Me përjashtim të Messit, jemi një ekip mediokër.

Ka ndodhur ajo që prisnim. Pavon, Messi dhe Di Maria mund të krijojnë, por nuk janë sulmues. Nuk dimë të sulmojmë, nuk dimë çfarë të bëjmë kur e kemi ne topin. Këtyre lojtarëve nuk mund t’u kërkojmë më shumë, kanë dhënë gjithçka”, tha Maradona.

Related posts

RRËFEN PËR SUPER LEAGUE/ Ceferin: Infantino? Nëse është e vërtetë, s’mund të jetë më president i FIFA-s

Delo.autor

Spekulimet/ Pocchetino: Ja si mund të transferohet Kane tek Reali

Q.Autor

PAS VENDIMIT TË CAS/ Vjen largimi i parë nga Skënderbeu, Marko Radas zbarkon drejt…

Delo.autor

Leave a Comment