Futboll

(FOTO) Njihuni me 11 lojtarët që janë përmirësuar më tepër në këtë sezon

Sezoni 2017/18 ka arritur në gjysmë të rrugës dhe ky është një momenti i mirë për t’i hedhur një sy atyre lojtarëve që kanë bërë disa hapa përpara në krahasim me sezonin e kaluar. Duke shikuar përmes pesë kampionateve kryesore të Europës, ka shumë kandidatë që janë rimëkëmbur pasi kanë dështuar në sezonin 2016/17. Ky është formacioni i 11 lojtarëve që janë përmirësuar më shumë në muajt e fundit.

Portier: Benjamin Lecomte

Klubi: Montpellier

Ndeshje në kampionat: 19

Ai ka një mesatare prej 2.54 pritjesh për çdo gol të pësuar në këtë sezon të Ligue 1. Mesatarja e sezonit të kaluar ka qenë 1.74.

Statsistika kyçe: Lecomte nuk ka pësuar gol në nëntë ndeshje të luajtura në këtë kampionat, që është më shumë se dyfishi i katër ndeshjeve të sezonit të kaluar me Lorient.

Mbrojtës i djathtë: Adam Marusic

Klubi: Lazio

Ndeshje në kampionat: 16

Murasic ka krijuar 15 raste në Serinë A, më shumë se çdo mbrojtës tjetër i Lazio-s.

Statistika kyçe: Vetëm Aleksander Kolarov (6) ka më shumë asiste si mbrojtës se Marusic (4) në këtë sezon të kampionatit italian.

Qendërmbrojtës: Thomas Vermaelen

Klubi: Barcelona

Ndeshje në kampionat: 5

Barcelona nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e luajtura nga Vermaelen në këtë sezon, gjatë të cilave ata kanë pësuar tre gola. Statistika kyçe: Asnjë lojtar i Barcelona-s ka patur një saktësi më të madhe në pasime se Vermaelen (92%).

Qendërmbrojtës: Medhi Benatia

Klubi: Juventus

Ndeshje në kampionat: 9

Benatia ka patur detyrën e vështirë për të zëvendësuar Leonardo Bonuçi-n dhe ka arritur ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshe. Ai ka kompletuar 90% të pasimeve të tij dhe është mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola te bardhezinjtë (2). Progresi i tij ka arritur kulmin me golin që i dhuroi fitoren Juventus-it në ndeshjen e javës së kaluar të luajtur kundër Roma-s.

Statistika kyçe: Benatia ka fituar 20 nga 33 duele ajrore (61%) në këtë sezon të Serisë A.

Mbrojtës i majtë: Fabian Delph

Klubi: Manchester City

Ndeshje në kampionat: 14

Pep Guardiola njihet për aftësinë e tij për të ringjallur lojtarët, por ajo që ka bërë me Delph, i cili dukej se do të largohej nga City, ka qenë e jashtëzakonshme. Ai ka qenë titullar në 13 nga 18 fitoret e njëpasnjëshme të arritura nga “Qytetarët”, një rekord në Premier League.

Statistika kyçe: Delph ka qenë i suksesshëm në të gjitha 19 tentativat e tij për të kaluar kundërshtarin në këtë sezon të Premier League.

Mesfushor i djathtë: Raheem Sterling

Klubi: Manchester City

Ndeshje në kampionat: 18

24-vjeçari është golashënuesi më i mirë i City-it në këtë kampionat me 13 gola.

Statistika kyçe: Sterling ka qenë i përfshirë në 18 gola të realizuar në 33 ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar në Premier League. Në këtë sezon, ai ka marrë pjesë në realizimin e 19 golave pas 19 ndeshjesh të kampionatit: 13 gola, 6 asiste.

Mesfushor qendre: Luis Alberto

Klubi: Lazio

Ndeshje në kampionat: 17

Luis Alberto ka qenë i përfshirë në realizimin e 11 golave në këtë sezon (5 gola, 6 asiste). Totali i sezonit të kaluar ka qenë tre.

Statistika kyçe: Alberto ka krijuar 49 raste deri tani në Serinë A, vetëm Antonio Candreva (58) ka krijuar më shumë.

Mesfushor qendre: Aaron Ramsey

Klubi: Arsenal

Ndeshjet në kampionat: 15

Me tre gola në këtë sezon, Ramsey ka trefishuar realizimet e sezonit të kaluar në Premier League.

Statistika kyçe: Me tetë ndeshje më pak, Ramsey ka dhënë më shumë asiste (6) në këtë sezon të Premier League sesa në të kaluarin (4).

Mesfushor i majtë: Pione Sisto

Klubi: Celta Vigo

Ndeshje në kampionat: 17

I është dashur pak kohë 22-vjeçarit danez që të përshtatet në La Liga, por duket se ka gjetur ritmin me Celta Vigo-n në këtë sezon. Në 30 ndeshjet e luajtura në kampionatin e kaluar, ai ka dhënë vetëm katër asiste, ndërsa në 17 takimet e luajtura në këtë sezon kanë ardhur 10 asiste.

Statistika kyçe: Sisto është lojtari i La Liga-s që ka dhënë më shumë asiste në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Sulmues: Alfreð Finnbogason

Klubi: Augsburg

Ndeshje në kampionat: 16

I janë dashur tre sezone, por Finnbogason është transformuar në një nga sulmuesit më të frikshëm të Bubdesliga-s.

Statistika kyçe: Finnbogason ka realizuar një total prej 10 golash mes sezonit 2015/16 dhe atij 2016/17, ndërsa ka realizuar 11 deri tani në këtë sezon.

Sulmues: Simone Zaza

Klubi: Valencia

Ndeshje në kampionat: 15

Vetëm Lionel Messi (15) dhe sulmuesi i Celta Vigo, Iago Aspas (11), kanë shënuar më shumë se Zaza në këtë sezon, me ish-sulmuesin e Juventus që ka realizuar 10 gola. Katër më shumë se në gjithë sezonin e kaluar.

Statistika kyçe: Zaza ka një mesatare prej një goli të shënuar çdo 118 minuta me Valencia-n në këtë sezon.

Related posts

“NË JANAR BËJ GATI VALIXHET”/ Ja sherri i Florentino Perez me yllin e Real Madrid…

Delo.autor

LAJMI FUNDIT/ SUPER blerja më e re e MILANIT mbërrin në ITALI, tifozët në FESTË

Isa.Autor

Kondogbia refuzon Kinën, Inter humbet 30 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment