Futboll La Liga Sport

Sadiku e pranon: Mund të transferohem në kampioantin turk tek klubi…

Armando Sadiku mes kampionatit spanjoll dhe atij turk. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i ftuar në emisionin “Ruski Bar” në SuperSport, zbuloi se, përtej dëshirës së tij për të qëndruar në La Liga te Levante, ku ende duhet të tregojë vlerat e tij, nuk përjashtohet mundësia e transferimit në Turqi. Mësohet se për 25-vjeçarin interesohet Rizespori.

“Po, është e vërtetë që Rizespori po flet me Levanten dhe bisedimet vazhdojnë. Unë jam në pritje, kam lënë gjithçka në dorë të klubeve. Jam i lumtur në Spanjë, por nuk i dihet të ardhmes. Të shohim. Di që pas disa ditësh do të nis fazën përgatitore me Levanten, pastaj nëse klubet bien dakord…”

Sadiku u ngacmua edhe për formën e dobët që po kalon përfaqësuesja kuqezi, sidomos pas dy humbjeve në miqësoret e fundit me Kosovën dhe Ukrainën.

“Ne jemi një grup me karakter dhe këtë e kemi treguar me kundërshtarë edhe më të fortë se ata që miqësoreve të fundit. Shpresoj dhe besoj se do të tregojnë forcën tonë në ndeshjet e shtatorit.”

Related posts

U LARGUA NGA STOLI I JUVENTUS/ Allegri jep miratimin pas bisedimeve, trajneri gati të marrë drejtimin e klubit italian…

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Van de Beek, “Galaktiku” që u bë “Djall i Kuq” për shkak të…

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Malafeev: Mancini dështoi për shkak të gjuhës dhe sepse nuk ishte i motivuar

Delo.autor

Leave a Comment