Futboll Sport

Trajneri i Meksikës vrer ndaj Nejmarit: Është i turpshëm, ky është një sport burrash!

Trajneri i Meksikës, Huan Karlos Osorio, ka shpërthyer në akuza për Nejmarin, duke e kritikuar për sjelljet e tij në fushën e lojës, sa herë që rrëzohej në tokë.

“Luajtëm mirë dhe patëm 53% mbajtje topi. Por për fat të keq, harxhuam kaq shumë kohë për një lojtar si Nejmar. Është një turp për futbollin. Arbitri dha shumë faulle që nuk ekzistonin. Gjyqtari ndalte lojën sa herë kishte në kontakt të vogël.

Lojtarët e mi u lodhën nga kjo situatë ku loja ndalohej aq shpesh. Në një moment loja u ndal për plot 4 minuta, dhe kjo është diçka negative për futbollin. Ky është një sport për burra dhe nuk duhet të ketë të tillë aktrim.

Related posts

FITUAN NË CHAMPIONS/ Mesfushori i REALIT tregon të vërtetën: Na kishte munguar…

Isa.Autor

PRAPASKENA/ Philipp Lahm: Më kërkoi BARCELONA, atje fitohej më lehtë Championsi 

Isa.Autor

LIVE/ Nis sfida mes Irlandës dhe Zvicrës

Delo.autor

Leave a Comment