Futboll Sport

Neymar: Meksikën e nisëm në shtëpi. Stimulimet? Nuk e ekzagjeroj, pasi më…

Neymar, autori i 1 goli në ndeshjen e Botërorit që Brazili fitoi me shifrat 2-0 kundër Meksikës, është përzgjedhur si më i mirë i sfidës. Në përfundim të 90 minutave 26-vjeçari mbi të tjera është pyetur nga gazetarët për rrotullimet e shumta në fushë, të cilat janë kthyer në memet më të famshme në internet gjatë Botërorit 2018.

“Situatë e komplikuar, asnjëherë nuk jam rrëzuar dhe nuk i ekzagjeroj. Vuaj me të vërtetë. Pësova një shkelm që ishte shumë i pandershëm, jashtë fushës së lojës. Ata flitnin shumë përpara dhe tani janë nisur për në shtëpi”, ishte thumbimi i Nejmar për rivalët e tij.

Gjithsesi, ai ka treguar se kishte respekt për Meksikën, si dhe falënderoi shokët e skuadrës, sidomos ata të prapavijës që po ia bënin punën më të thjeshtë Brazilit. “Dua të falënderoj të gjithë ekipin. Ka momente në ndeshje që ku duhet të vuash. Janë ndeshje shumë të vështira dhe Meksika është një ekip mjaft i mirë, por ne treguam shumë cilësi.

Kemi disa ndeshje që nuk pësojmë gola. Kjo për shkak të cilësisë që kemi në skuadër, për mbrojtësit që kemi. Ndaj përpara luajmë të lumtur. Na mbetet vetëm të shënojmë, pasi e dimë që nuk do të pësojmë”, deklaroi Neymar pas përfundimit të ndeshjes.

Related posts

Probleme për Anglinë/ Sulmuesi largohet nga skuadra pas dëmtimit në shpinë

Isa.Autor

PAS TRIUNFIMIT NDAJ PARMËS/ Lautaro: I lumtur për fitoren, por duhet të punojmë më shumë

Delo.autor

AKUZA E RËNDË/ Kardifi e braktisi Emiliano Salën

Delo.autor

Leave a Comment