Futboll Sport

Suedi-Zvicër, formacionet zyrtare. Ja sa shqiptarë zbresin në fushë (FOTO)

Suedia dhe Zvicra do të diskutojnë mes tyre në “Saint Petersburg Stadium” një biletë për në çerekfinalet e Botërorit. Suedia vjen në këtë përballje të 1/8-ave si vend i parë i grupit ku bënin pjesë Meksika, Gjermania dhe Koreja e Jugut.

Zvicra pasi barazoi me Brazilin e Kosta Rikën dhe fitoi me Serbinë, u rendit e dyta e grupit.Përballë njëra-tjetrës të dy skuadrat pritet të japin gjithçka në fushë për të siguruar kualifikimin.

Kjo sfidë do të luhet në orën 16:00 dhe të dy trajnerët kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Te Zvicra ashtu si në takimet e grupit, në fushë do të zbresin katër shqiptarë, Shaqiri, Xhaka, Xhemaili dhe Berhami që do të jetë kapiten.

 

Related posts

Joao Mario nuk kthehet te Inter, Icardi tregon miqësinë me Lautaro…

Sadik.Autor

SUPER KUPA E SHQIPËRISË/ Esat Mala zhbllokon sfidën, Kukësi ndëshkohet që në minutat e para (GOLI)

F.autor

(VIDEO) Barazon skuadra e Dortmundit, shënon Kagawa

Q.Autor

Leave a Comment