Futboll Seria A Sport

Polonia mbetet pa trajner, kandidatë janë De Biasi dhe Prandelli

Adam Nawalka ka dhënë dorëheqjen si trajner i kombëtares së Italisë, pas zhgënjimit të saj në Botërorin e Rusisë, ku u eliminua që në fazën e grupeve. Kjo vendimmarrje ishte e pashmangshme për të, sepse nuk mundi të mbante së bashku një dhomë zhveshjesh të ndarë, me Lewandowski të izoluar dhe kritikuar. Për zëvendësuesin e Nawalka, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Zibi Boniek, do të kishte një zgjidhje italiane në mendje.

Në garë do të jenë Gianni De Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë, dhe Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë. Kështu njofton prestigjiozja e njohur sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”. Kujtojmë se Polonia do të përballet me axurrët më 7 shtator, në Bolonjë, në ndeshjen e parë të të sapokrijuarës, Liga e Kombeve.

Në fakt, vetë 60-vjeçari nga Sarmede, që drejtoi për 5 vite kuqezinjtë, duke i dërguar ata në finalet e “Euro 2016”, e ka deklaruar që para nisjes së “Rusia 2018”, se ka kontakte dhe mundësi për të drejtuar një finaliste të Botërorit të kësaj vere. A është Polonia? Kjo mbetet për t’u parë, por aty është hapur një “vend i lirë”. A do ta fitojë balotazhin me Prandellin në këtë rast, të presim e të shohim.

Related posts

Cristiano Ronaldo-Juventus/ Agjenti i lojtarit SOT ndahen “hesapet” me Real Madridin

Isa.Autor

TRIUMFIMI NË CARABAO CUP/ Ylli i Man Cityt pretendon se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Delo.autor

Teuta mposht Kukësin dhe i dhuron titullin Skënderbeut (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment