Futboll Seria A Sport

Bayern Munich “peshkon” te Milani, kërkon t’i marrë mbrojtësin titullar

Kroati Robert Kovac tashmë po përgatit stafin e Bayern Munich për sezonin 2018-2019. Trajneri i ri i bavarezëve e ka hedhur shikimin te një njohje e vjetër e Bundesligës, Ricardo Rodriguez, për të mbuluar largimin e mundshëm të Juan Bernat.

Mbrojtësi spanjoll ka qenë në gjendje të luajë vetëm 12 ndeshje në sezonin që u mbyll, për shkak të lëndimeve të vazhdueshme. Ricardo Rodriguez mund të kthehet në një ekip kampion në Gjermani, që ai e di shumë mirë çfarë do të thotë kjo, pasi ka luajtur pesë sezone e gjysmë te Wolfsburg.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës, që bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në Bundesligë, madje fitoi edhe një Kupë Gjermane, verën e kaluar nënshkroi një kontratë me Milanin deri në vitin 2021. Në sezonin e tij të parë si kuqezi ka luajtur 47 ndeshje, 46 prej të cilave në “vijën e parë”.

Por, fakti që Milani mund të përjashtohet nga Europa, nëse dështon të përmbushë “fair play financiar”, sipas rregullave të UEFA-s, mund ta bëjë atë të largohet nga “San Siro”. Ai duket se është zgjedhja e parë për Bayern Munich, pasi hoqi dorë nga Jonas Hector, i cili rinovoi me Këln. Në klubin bavarez, zvicerani do të duhet të konkurrojë për të njëjtin rol me Alaba.

Related posts

‘Luftë’ mes Guardiolës dhe Mourinhos në merkato, Citizens nisin tratativat për Griezmann

Q.Autor

SHKARKIMI NGA UNITED/ Mos u ÇUDISNI se nga cili klub vjen OFERTA e parë për Mourinhon

Isa.Autor

Klauzola e ulët, shansi i fundit për rinovimin e De Vrij me Lazion

Q.Autor

Leave a Comment