Futboll Ligue 1

Vit i ri, avaz i vjetër. PSG e nis 2018-ën në mënyrë spektakolare

Paris Saint-Germain është kthyer në fushë mbrëmjen e sotme për fazën e 1/32-ve të Kupës së Francës. Skuadra e Emery ka luajtur në shtëpinë e Renne-s dhe ka siguruar kalimin në raundin pasardhës me një fitore të thellë 6-1.

Vendasit kanë rezistuar vetëm 9 minuta, me miqtë që kanë zhbllokuar takimin me një gol të Mbappe. Tetë minuta më vonë i ka ardhur radha Neymar që të shkruajë emrin e tij në listën e golashënuesve dhe të dyfishojë avantazhin e PSG-së.

Pas shtatë minutash “pushim” ka ardhur edhe goli i tretë i miqve, i shënuar nga Angel Di Maria, i cili ka marrë vendin e Edinson Cavani-t në tredhëmbëshin e Parisi-t. “Pokeri” është kompletuar dy minuta para fundit të pjesës së parë, teksa Neymar ka realizuar golin e tij të dytë personal.

Vendasit, gjithsesi, kanë arritur të shënojnë golin e ngushëllimit në pjesën e dytë falë penalltisë të transformuar në gol nga Llamas. Gëzimi i Rennes ka zgjatur vetëm tetë minuta, me Di Maria që ka shënuar golin e pestë në të 74-ën dhe Mbappe që ka fiksuar shifrat në 6-1 një minutë vonë.

Related posts

BALOTELLI RIKTHEHET NË FUSHË/ Befason sulmuesi dhe stërvitet me ekipin e Serie D

Delo.autor

Ronaldo: Kur luaja në rrugë, s’e imagjinoja se një ditë do ta shkrepja këtë foto

Q.Autor

Liverpool me mendjen te Roma, shpërdoron avantazhin e dyfishtë për 10 minuta

Sadik.Autor

Leave a Comment