Futboll Premier League

Wenger uron Nottinghamin, shprehet i zhgënjyer pas eliminimit nga Kupa FA

Eliminimi i Arsenalit nga Kupa FA e ka dëshpëruar pamasë trajnerin Arsene Wenger.

Topçinjtë i thanë lamtumirë kësaj kupe në një fazë të hershme, edhe pse konsideroheshin favoritë për të vazhduar tutje.

(Foto: Getty Images)

“Ne u rrëzuan nga konkurrenca me një humbje 4-2 në Nottingham Forest dhe kjo dhemb shumë”.

“Unë jam shumë i zhgënjyer me punën tonë, sepse Nottingham Forest ishte ekip më i mirë, më i rrezikshëm dhe fitoi shumë sfida”, ka deklaruar francezi për Arsenal Player.

“Ne nuk ishim në nivel dhe kjo është ajo… E përgëzoj Nottingham Forestin, sepse ishte ekip më i mirë sonte (e diel)”, ka shtuar Wenger, transmeton KP.

Trajneri i Topçinjve nuk e ka fshehur zemërimin e tij për eliminim nga gara e mëtejme.

“Më dhemb shumë. Jam shumë, shumë i zhgënjyer, por duhet të përqendrohemi në lojën tonë të ardhshme”, është shprehur ai.

Arsenali është eliminuar nga FA Cup, ndonëse përballë kishte skuadër që bën gara në Championship.

Related posts

E FRIKSHME/ I vendosën oksigjenin pas goditjes horror, Evertoni konfirmon: Lojtari ka…

Isa.Autor

“NE LUAJMË GJITHMONË PËR…”/ Veretout sfidon Juventus-in dhe zbulon si e ka ndryshuar Mourinho ekipin

Delo.autor

WBA 2:2 Liverpool, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Leave a Comment