Futboll Premier League Sport

Murinjo riformaton skuadrën, shkëmbim portierësh tek Manchester United

Manchester United ka filluar koalidimin e ekipit për sezonin e ardhshëm dhe trajneri Zhoze Murinjo duket se e ka nisur nga portierët e tretë.

“Djajtë e kuq” kanë zyrtarizuar mbërritjen e portierit 35-vjeçar të Stoke city, Lee Grant, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë huazimit për sezonin e ardhshëm të “gardianit” të ri Joel Pereira. 22-vjeçari me shumë mundësi do të luaj sërish në Angli por në një ekip ku do të mund të fitojë më shumë eksperiëncë, e për t’u rikthyer më pas në një moment të dytë në “Old Trafford”.

Ndërkohë anglezët kanë njoftuar edhe shitjen e portierit tjetër Sam Johnstone për 5 milionë Paund te West Bromuich, me “gardianin” që i kaloi sezonet e fundit në huazim nëpër ekipe të ndryshme.

 

Related posts

Montella: Objektivi im është që të fitoj trofe, Sevilla klubi ku do të shpreh qartë idetë

Q.Autor

Piero Ausilio komenton zërat e merkatos për De Vrij dhe Martinez

Q.Autor

“ÇLIROHET” NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shkodran shënon pas thuajse 2 vitesh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment