Futboll La Liga Sport

Një surprizë e këtij botërori Yerri Mina, në tre ndeshje tre gola për të hyrë në histori

Ky botëror mund të quhet botërori i surprizave. Një surprizë ka qenë edhe lojtari kolumbian Yerri Mina.
Nuk pritej por mbrojtësi Jerri Mina është kthyer në golashënuesin më të mirë të Kolumbisë në këtë Botëror duke qenë vendimtar për skuadrën e tij në 3 ndeshjet që ka luajtur.

Skema dukej identike, goditje standarde me topin në zonë dhe mbrojtësi gjigant i Barcelonës që fluturonte mbi gjithë të tjerët për të dërguar sferën në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.

Ky ishte goli i tretë i realizuar nga futbollisti kolumbian, të tre me kokë, siç nuk kishte bërë askush që nga koha kur Miroslav Klose shënoi 5 të tillë në vitin 2002, në skemën që ndihmoi gjermanët të shkonin deri në finalen e turneut.

Për më tepër, ai u bë mbrojtësi i tretë i cili shënonte 3 gola në një Botëror, duke iu bashkuar Pol Brajtner (1974) dhe Andreas Brehme (1990). Por Mina është i vetmi i cili këto tre gola i ka shënuar me kokë. E të mendosh se Barcelona nuk ka besim tek ky mbrojtës dhe po kërkon zëvendësin e tij në mbrojtje.

Related posts

“KRISJE” TE MILANI/ Fonseca vendos në pikëpyetje lojtarët e tij: Jam i lodhur, do marr futbollistë nga të rinjtë

F.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ JORDANISË/ Gliha me “dorë të hekurt”: E njoh Kosovën pasi kam bërë ushtrinë këtu

Delo.autor

LUKAKU VUAN NË AVION GJATË KTHIMIT NGA BULLGARIA/ Shikoni si e tallin shokët e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment