Futboll Kupa e Shqipërisë Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Kukësi “shpërfytyron” “Korçarët”, ekipi i Gjokës në finale

Kukësi fitoi edhe takimin e dytë në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, në transfertë ndaj Skënderbeut, dhe tashmë e sheh veten në finale. Verilindorët fituan me shifrat 1-3 në Korçë, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim kualifikimin.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja kraët, por në minutën e 19-të ishte Rexhinaldo ai që zhbllokoi shifrat me kokë, pas një harkimi mjaft të bukur nga Rrumbullaku.

Skënderbeu u mundua të reagojë, por Bregu humbi një rast ideal para Frashërit, duke falur një gol të sigurt. Kukësi kontrolloi sërish lojën, dhe përsëri pas një harkimi nga Rrumbullaku, Rexhinaldo këtë herë nuk e shtyu dot drejt portës, por për fat të keq këtë e bëri Abazi, që tundi rrjetën e tij.

kukesii

E para u mbyll me fitoren 0-2 të Kukësit, por menjëherë sapo nisi pjesa e dytë, Bregu ngushtoi shifrat nga brenda zone, pas një harkimi nga e djathta nga ana e Gripshit. Gjithsesi, edhe mendimin për një përmbysje, e shuajti Rama, që në minutën e 58-të shënoi të tretin për ekipin e Gjokës pas një kundërsulmi të shpejtë.

Deri në fund, Kukësi administroi këtë fitore, dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-5, kalojnë në finale, ku përballë do të kenë ekipin e Tiranës. Ndalen këtu korçarët, teksa nuk arrijnë as objektivin Kupë këtë sezon.

Related posts

INFEKTIMI ME COVID-19? Jo, mjekët e Barcelonës zbulojnë një tjetër rrezik për futbollistët

Delo.autor

Është sfidë e hapur mes PSG dhe Real Madrid për këtë lojtar

Q.Autor

E PABESUESHME/ Akuza për dëshmi të rreme në gjyqin ndaj Mamiç, gjykata kroate merr vendimin për Modriç

Isa.Autor

Leave a Comment