Futboll La Liga Sport

TRONDITET BARCELONA/ Ofertë 50 milionëshe nga Kina për brazilianin që po shkëlqen në botëror

Për Paulinho Bezerra në tryezën e Barcelonës ka mbërritur një ofertë multimilionere të ofruar nga një klub kinez. Klubi është njohur prej disa ditësh me këtë ofertë dhe reagimi i parë ishte të qëndronte në qetësi. Nuk u bë me dije klubi i interesuar, por përpara se të avancohet me tratativat, qëllimi i drejtuesve të Barças është të takohet me menaxherin e mesfushorit brazilian, për të mësuar mbi situatën. 50 milionë euro janë shumë. Vetë Paulinho, tërësisht i angazhuar në Kupën e Botës me Brazilin e tij pretendent për trofeun e madh, nuk dëshiron të shqetësohet për asgjë në botë.

Ka burime që raportojnë se klubi do të pranojë ofertën për të mbuluar shpenzimet për blerjen e mesfushorit verën e kaluar për 40 milionë euro, madje duke arkëtuar edhe një fitim prej 10 milionë euro, pa llogaritur fitimet nga produktiviteti i lojtarit gjatë një sezoni të plotë. Por prioriteti për Ernesto Valverde, që duhet të japë aprovimin e tij, është të ketë një kandidat për zëvendësimin e 29-vjeçarit Paulinho. Prandaj, shitja e Paulinhos do të varet edhe nga shanset e Barças për të gjetur një tjetër mesfushor, të aftë në fizik, fuqi dhe vrap për të mbërritur në zonën e rreptësisë.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Brahim Diaz “magjik”, driblon mbrojtësit e Celtic dhe realizon (VIDEO)

Delo.autor

U SHPALL KAMPION BOTE NË FORMULA 2/ Djali i legjendës Michael Schumacher: Kjo është java më e çmendur e karrierës time

Delo.autor

FUTBOLLI NË ZI/ Ish-trajneri i kombëtares SHQIPTARE humb jetën nga Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment