Futboll Seria A Sport

MERKATO “PA FRENA”/ Pas Ronaldos, Juventusi rrëmben yllin e Barcelonës

Cristiano Ronaldo për të fituar në të tashmen, por Juventus vijon të mos lërë pas dore të ardhmen. Pikërisht kështu kampionët e Italisë kanë realizuar një tjetër goditje madhështore në merkato, edhe pse këtë herë duke investuar për prespektivën e klubit bardhezi. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë arritur të “rrëmbejnë” nga Barcelona një prej talenteve më premtues të akademisë blaugrana. Bëhet fjalë për

Pablo Moreno, sulmues i datëlindjes 2002, anëtar të përfaqësueses së Spanjës U-16, që do të jetë pjesë e skuadrës së të rinjve të trajnerit të ri të Juventus, Francesco Baldini. “Moreno transferohet nga cantera e Barcelonës, klub që e kishte marrë nga Granada në moshën 10-vjeçare. Me fanellën blaugrana, sulmuesi ka habitur të gjithë duke lënë mbresa me teknikën e tij të miksuar me forcën fizike dhe për golat e shumtë të shënuar.

Ka realizuar më shumë se 200 gola në gjashtë vite, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane. Nga sot, Pablo Moreno është një futbollist bardhezi dhe është gati të shënojë shumë gola të tjerë me fanellën e Juventus”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit nga Torino.

Related posts

RASTI I ERIKSEN “TREMB” FUTBOLLIN/ Mësoni numrin rekord të mjekëve të pranishëm në sfidën Spanjë-Suedi

Delo.autor

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Milan kalon me lehtësi Salernitanën dhe merr vendin e parë në Serie A

Delo.autor

CHAMPIONS/ PAOK-Benfica: Një ndeshje që mund të hyjë në HISTORI, ja arsyja…

Isa.Autor

Leave a Comment