Futboll Sport

Abidal publikon fotografinë që u jep fund dyshimeve rreth transplantit të mëlçisë

Pas informacioneve të zbuluara të mërkurën e kaluar nga “The Confidential”, në të cilën, referuar disa bisedave të përgjuara të Sandro Rosell, vihet në pikëpyetje ligjshmëria e transplantimit të mëlçisë nga Eric Abidal.

Fondacioni “Abidal” dhe Barcelona bënë deklarata të menjëhershme, në të cilat pretendohet se gjithçka në këtë rast ishte brenda ligjit, por këtë të enjte, ish-lojtari i skuadrës katalanase e mori fjalën në Instagram, ku bëri një deklaratë të vështirë dhe publikoi një fotografi shumë ndriçuese.

Në atë foto shihet kushëriri i Abidal, Gerard, në anën tij gjatë kohës së transplantimit. Ky është mesazhi i Abidal: “Me publikimin e këtij imazhi dua të kërkoj respekt për kushëririn tim, Gerard, dhe ta mbroj nderin e tij. Unë publikisht denoncoj qëndrimin e disa mediave që vazhdojnë të vënë në dyshim ligjshmërinë e një ndërhyrjeje, që shpëtoi jetën time. Mjaft, është e mjaftueshme! Unë kërkoj respekt për të gjithë ne, që kemi kaluar, ose po kalojmë një situatë të ngjashme”.

Related posts

SERIE A/ Icardi: Interi është e tashmja ime, të ardhmes nuk i dihet

Sadik.Autor

CONTE KËRKON PËRFORCIME/ Tre lojtarë jashtë planeve të teknikut italian, ja emrat

Delo.autor

E BUJSHME/ Wanda Nara i “vë shkelmin” Interit, gati ta çojë Icardin tek rivalët e urryer

Delo.autor

Leave a Comment