Futboll La Liga Sport

Garcia: Neymar dhe Mbappe, një dyshe e përsosur për Real Madridin

Neymar dhe Kylian Mbappe do të ishte një dyshe e madhe për Real Madridin, sipas ish-spanjollit ndërkombëtar, Luis Garcia. Të dy futbollistët në fjalë kanë qenë të lidhur me lëvizje drejt kampionëve europianë, me Real Madridin që ka nxituar për t’i mohuar këto raporte, ndërsa ka pretendime se Cristiano Ronaldo po afron largimin nga “Bernabeu”.

Garcia, i cili luajti për Barcelonën dhe Atletico Madrid gjatë karrierës së tij, tha se ky duet mund të jetë nënshkrim i përsosur për Real Madridin. “Ata mund të jenë një përshtatje perfekte. Shpresoj të ndodhë, sepse ata do t’i jepnin më shumë forcë Real Madridit, – tha ai të mërkurën. – Ky klub është gjithmonë në kërkim të lojtarëve më të mirë. Neymar ka treguar se sa i madh është në këtë Kupë Botërore, ashtu si Mbappe ka qenë i mahnitshëm për Francën. Ata mund të jenë një dyshe e madhe për Real Madridin”.

Neymar dhe Mbappe përfliten, derisa Ronaldo është i lidhur me një lëvizje shokuese drejt kampionëve të Seria A, te Juventusi. Garcia nuk donte të tërhiqej nga këto raporte, duke thënë se thashethemet rreth Ronaldos ishin të zakonshme: “Ne dëgjojmë shumë zëra të tillë çdo vit. Tani po dëgjojmë shumë komente, le të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Related posts

Jankto kërkohet nga gjysma e Evropës, pritet shitja më e shtrenjtë në histori të Udineses

Delo.autor

SUPER NDESHJA/ Chelsea fantastik në 30 minutat e para, Pedro ndalet nga traversa

F.autor

MERKATO VERËS/ Dinamo nuk ndalet, pranë marrëveshjes me ish-lojtarin e Skënderbeut…

Delo.autor

Leave a Comment