Futboll Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Mbrojtësi i Francës do të shkojë te Bayern Munich

Bayern Munich ka siguruar shërbimet e mbrojtësit francez Benjamin Pavard, duke nisur nga sezoni 2019-2020, sipas asaj që bën të ditur revista gjermane “Kicker”.

Bayern ka arritur marrëveshjen me Stuttgart, i cili do të mbajë edhe për një sezon 22-vjeçarin, ndërsa më as ai do të jetë pjesë e bavarezëve, që kanë vendosur të paguajnë rreth 35 milionë euro për futbollistin që shënoi një gol spektakolar në fitoren 4-3 që Franca arriti ndaj Argjentinës në 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës

Pavard, i cili luan në të djathtë dhe qendër të mbrojtjes, u konsiderua si i pashitshëm nga Stuttgart, por më pas drejtori sportiv Michael Reschke pranoi që ai të largohet në sezonin 2019-2020.

Stuttgart e mori futbollistin nga Lille në vitin 2016, për vetëm 4 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Napoli. Rezultati 4-3

Delo.autor

SHKËLQEU ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Real Madrid synon të “rrëmbejë” mbrojtësin e Juventus…

Delo.autor

LARGOHET NGA STOLI I REAL MARDIDIT/ Solari boshatis zyrën e tij dhe “ofendohet”, ja çfarë i bëjnë lojtarërt

Delo.autor

Leave a Comment