Futboll Seria A

United dhe City, “presion” Juves për Dybalan dhe Chiellinin

Juventusi duhet të bëjë mirë llogaritë në merkato, pasi klube të mëdha për kërkojnë t’i rrëmbejnë sulmuesin argentinas Paulo Dybala dhe mbrojtësin Gogrgio Chiellini.

Në Angli shkruajnë për një interesim mjaft serioz të dy skuadrave të Manchesterit, United dhe City për dy nga pikat më të forta bardhezi. Skuadra e Pep Guardiolës po dominon në Premier League, me 15 pikë më shumë se United, por vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi, repart për të cilin spanjolli vazhdon të ketë rezerva.

Në të kaluarën, rezultuan të pasuksesshme tentativat e “Citizens” për të arritur te Bonucci, ndërsa tani objektiv i tyre mbetet Chiellini.

Duke qëndruar po në Manchester, vazhdon interesimi i fortë i United për Paulo Dybalan, i dëmtuar në ndeshjen e fundit me Cagliarin. Po sipas mediave angleze në “Sardegna Arena” kanë qenë të pranishëm emisarë të “Djajve  të Kuq”, për të parë nga afër 24-vjeçarin.

Duket e pamundur të Juventusi të lejojë largimin e dy elementëve bazë të organikës në mes të sezonit. Për këtë arsye, çdo lëvizje e mundshme do të shtyhet për në verë.

Related posts

HUMBJA E TURPSHME/ Pochettino merr LAJMIN E MIRË para fillimit të Premier League

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Di Francesco: Favori ynë është që e njohim shumë mirë si luan Salah!

Sadik.Autor

Manchester United shfaq interes për mesfushorin e Shakhtar Donetsk

Sadik.Autor

Leave a Comment