Futboll Seria A Sport

DYBALA SPONSORIZOI PAUL POGBA/ Zbardhet plani i Juventus për yllin francez

Merkato e janarit nuk është mbyllur ende por në shtëpinë e Juves nuk parashikohen lëvizje të rëndësishme në këtë sesion, projekti i tyre pritet të jetë aktiv në verë ku dëshira më e madhe, në qendër të projektit mbetet Paul Pogba. Francezit i skadon kontrata me Man.United në qershor 2021 dhe në verën e ardhshme është i destinuar të largohet. Për të ndezur këtë pistë mendoi një ditë më parë Paulo Dybala: “Un dhe Paul kemi një raport shumë të mirë, kur luante këtu përpiqeshim gjithnjë të gjenim një mënyrë të re për të festuar golat, kemi bërë shumë dhe festimet ndryshonin shpesh. Shpresoj që një ditë mund të festojmë sërish sëbashku”, u shpreh Dybala.

Sipas të përditshmes “Tuttosport”, Juve ka gati një buxhet prej 300 milion euro verën e ardhshme, ku një pjesë e këtij buxheti do të përdoret edhe për të përforcuar ekipin. Për të arritur tek Pogba, Juve duhet të thyej fillimisht konkurrencën e Real Madrid të cilët sipas mediave spanjolle kanë vendosur të investojnë tek Van de Beek, mesfushori i Ajax. Man.United vlerëson francezin me 150 milion euro, shifër kjo e cila mund të ulet në 100 milion duke pasur parasysh skadencën e kontratës. Juve mund të ul edhe më shumë këtë shifër duke përfshirë në tratativa lojtarë si Emre Can apo Rabiot.

Related posts

Dugarry kritikon ashpër Neymar: Si mund ta pranojë PSG diçka të tillë?

Sadik.Autor

SHORTI/ Barcelona e ka pisk, evitohen përplasjet e tjera të mëdha në Kupën e Mbretit

Delo.autor

“ZEMRA E TIJ RREH VETËM PËR SHQIPËRINË”/ Trajneri i kombëtares zvicerane jep dritën “jeshile” për mesfushorin e Empolit

Delo.autor

Leave a Comment