Futboll Premier League

Vijojnë bisedimet për Sanchez, City mund ta marrë për 25 milionë stërlina

Vazhdojnë bisedimet mes Manchester City-t dhe Arsenalit për transferimin e sulmuesit kilian në “Etihad”. “Topçinjtë” e kanë të qartë se nuk mund ta mbajnë futbollistit me gjatë dhe për të mos e humbur në verë me parametër zero, kërkojnë të përfitojnë sa më shumë të jetë e mundur nga kartoni i tij.

Wenger shpreson të arketojë 35 milionë stërlina, por drejtuesit e “Citizenz” nuk dëshirojnë ta paguajnë një shumë të tillë, kur mund ta bindin lojtarin që që mbërrijë në Manchester në verë pa paguar asnjë qindarkë për kartonin e tij. Marrëveshja mes palëve mund të mbyllet në janar për 25 milionë stërlina.

Alexis Sanchez u la jashtë skuadrës në sfidën e FA Cup ndaj Nottingham Forest, të cilën “topçinjtë” e humbën 4-2. Kjo lëvizje do ta lejojë atë të luajë me City-n në këtë kompeticion, sigurisht nëse marrëveshja do të mbyllet në ditët në vijim. Sanchez mund të përfshihet edhe në listën e Championsit, sepse në pjesën e parë të sezonit nuk ka luajtur në këtë kompeticion, por në Europa League.

Related posts

FITOI BOTËROR ME KOBËTAREN NË 2014/ mendon largimin nga futbolli 28-vjeçari gjerman…

Delo.autor

Foto Strakosha: Thomas ndihet i lumtur te Lacio

Sadik.Autor

Java e 24-t e Superiores, ja gjyqtarët në 5 ndeshjet e sotme

Q.Autor

Leave a Comment