Futboll Seria A

Shpërthen presidenti i Cagliarit: Serie A është e falsifikuar

Sfida mes Cagliarit dhe Juventusit prodhoi shumë polemika për vetë faktin se goli i Bernardeschit lindi nga një aksion ku kishim të bënin me një faull të Benatia ndaj Pavolettit, ndërkohë që pas avantazhit të kampionëve të Italisë, gjyqtari Calvarese nuk përdori sistemin VAR për të parë një prekje me dorë të Bernardeschit brenda zone dhe nëse do ta kishte bërë këtë me siguri që do të akordonte penallti për sardët.

Ky gjest i Calvareses irritoi pa masë presidentin e Cagliarit Tomasso Giulini i cili në përfundim të sfidës përdori akuza të forta ndaj arbitrave: ”Nuk e kuptoj sesi gjyqtari nuk mund të shohë VAR-in për një episod aq të dyshimtë. Ky kampionat është i falsifikuar”, deklaroi numri 1 i skuadrës sarde.

Related posts

SERIE A Interi në hall, Icardi dhe Perisic në dyshim për Genoan

Q.Autor

4 GOLA NË TRE FITORE TË REAL MADRIDIT/ Xhud Bellingam si Kristiano në vitin 2009

F.autor

Pochettino nuk e grumbullon ndaj Juve-s yllin e Tottenham: Nuk dua t’i shkatërroj karrierën

Q.Autor

Leave a Comment