Futboll Sport

Jose Mourinho: “Jo vetëm Neymar, ja dobësia e këtij Botërori!

I ftuar i përhershëm i emisionit televiziv “Russia Today”, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho po merr pjesë në cilësinë e ekspertit mbi ndeshjet e zhvilluara në Kupën e Botës “Russia 2018”. Portugezi “Special One” që në të kaluarën ka kritikuar ndërhyrjen e VAR në botën e futbollit, tani është rikthyer të flasë për instrumentin e ri teknologjik, moviolën në fushë, duke iu referuar futbollistëve, që njëlloj si Neymar, vazhdojnë të simulojnë.

“Njerëzit janë të gjithë të përqendruar te Neymar, por sikur të ishte ai i vetmi që simulon, atëherë do të isha i lumtur. Por, nuk është kështu për fat të keq. Çdo skuadër ka simuluesit e saj, aq shumë saqë shtrojnë presion ndaj arbitrit. Ndeshja humbet cilësi dhe për mua kjo është pika e dobët dhe më negative e këtij Botërori. Edhe me VAR, futbollistët vazhdojnë të krijojnë probleme”, deklaroi Mourinho.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Tottenham-Manchester City. Rezultati 2-0

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FIORENTINËS/ Spalletti: Icardi? Shpresoj të kthehet, por ne…

Delo.autor

REAL KËRKON TË PËRMIRËSOJË MBROJTJEN/ Bartra në shënjestër të kryeqytetasve

Isa.Autor

Leave a Comment