Futboll Sport

Uruguai-Francë/ Publikohen formacionet zyrtare. Cavani nuk ja del të jetë titullar

Pasditen e sotme në “Nizhny Novgorod Stadium” do të luhet çerekfinalja e parë e Botërorit mes Uruguait dhe Francës.

Në këtë sfidë Uruguai vjen pas 4 fitoreve, 3 në grup dhe në 1/8-at me Portugalinë, ndërsa Franca pas 3 fitoreve dhe 1 barazimi (në grup me Danimarkën 0-0). Në letër francezët janë disi më të favorizuar, por gjithsesi do të jetë fusha e lojës që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Ky takim do të luhet në orën 16:00 dhe të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare. Franca në këtë ndeshje duhet të bëjë pa mesfushorin Blaise Matuidi, i cili do të mungojë për shkak të kartonëve.

Ndërsa nga krahu tjetër, Uruguai do të ketë një mungesë edhe më të rëndësishme, pasi Cavani nuk ja del dot të jetë titullar.

Uruguai: Muslera – Caceres, Gimenez, Godin, Laxalt – Nandez, Torreira, Vecino, Bentencur – Suarez, Stuani

Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Kante, Pogba, Mbappe, Griezmann, Tolisso, Giroud.

Related posts

Diego Costa fshin Conte-n në foton e Instagramit

Q.Autor

Në Spanjë dominon Mercedes, Ferrari është shumë mbrapa

Sadik.Autor

Kupa e Botës/ Egjiptianët bëhen gati të pushtojnë Rusinë

Sadik.Autor

Leave a Comment