Futboll Sport

Ndizet merkato e Serisë A/ Napoli i kundërpërgjigjet Juventusit me yllin e PSG

Seria A është kthyer të jetë një kampionat tërheqës për shumë yje të futbollit botëror. Në orët që po vendoset kalimi i Cristiano Ronaldo te Juventus, një tjetër zë i merkaton ka ndezur ëndrrat e tifozëve të Napoli-t. Pas fjalëve të De Laurentiis (“Ancelotti më ka thënë se për të luftuar për Champions-in duhet të marrin një 31-vjeçar”), emri që po qarkullon është ai i Angel di Maria.

Siç ka bërë të ditur gazetari napolitan, Livio Varriale, sulmuesi argjentinas pritet të jetë goditja e madhe e “Axurrëve”. Lojtari i Paris Saint-Germain, që Ancelotti e njeh mirë nga koha e Real Madrid, ka një vlerësim mes 35 dhe 40 milionë euro, por kontrata e tij skadon në 2019-ën. Një detaj i rëndësishëm, që, duke iu bashkuar nevojës së PSG për të shitur disa nga yjet e ekipit, mund ta ndihmojë Napoli-n ta sigurojë lojtarin për një çmim më të ulët.

I vetmi problem paraqitet nga rroga e argjentinasit, i cili ka si menaxher Jorge Mendes, që ka folur kohët e fundit me Aurelio De Laurentiis për rinovimin e Ghoulam dhe për operacionin që duhje të kishte dërguar në Itali,Rui Patricion. Di Maria ka një rrogë prej 8 milionë eurosh në vit, por në ndihmë të Napoli-t, që do t’i ofrojë 5-6 milionë, mund të shkojë sponsori teknik i sulmuesit (Adidas).

Related posts

SHIFRA TË “ÇMENDURA”/ Manchester City tërhiqet për “Jashtëtokësorit”, kërkon Haaland dhe Lukaku-n

Delo.autor

Ylli argjentinas: Më pëlqejnë Serie A dhe La Liga

Q.Autor

ZYRTARE/ Fanellë me numrin “10”, Milani prezanton ish-fantazistin e Realit të Madridit

Delo.autor

Leave a Comment