Futboll Sport

Përballjet direkte/ Franca nuk njeh fitore me Uruguain

Pas pak çastesh në “Nizhny Novgorod Stadium” do të luhet çerekfinalja e parë e Botërorit mes Uruguait dhe Francës.

Në letër francezët janë disi më të favorizuar, por gjithsesi do të jetë fusha e lojës që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Franca dhe Uruguai janë ndeshur tri herë në të kaluarën në Kupën e Botës. Ndeshja e parë ishte në fazën me grupe të vitit 1966 dhe Uruguai fitoi 2-1.

Dy takimet e tjera janë mbyllur në barazim pa gola, ashtu si janë mbyllur edhe dy miqësore.

Përballja e fundit ka qenë pesë vjet më parë në Montevideo dhe Uruguai e fitoi miqësoren 1-0.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Të dy skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SHKËLQEU ME ISTANBULSPORIN/ Paraqitja e Abazajt, përveç golit edhe statistikat i ka fantastike (FOTO)

Delo.autor

Ka lindur në vitin 2001, vlen 50 milionë euro, e kërkojnë klubet më të mëdha…

Sadik.Autor

Leave a Comment