Futboll Sport

Një brazilian për sulmin e SKËNDERBEUT, korçarët gjejnë zëvendësuesin e SOWE-së

Skënderbeu ka nisur nga puna për sezonin e ri futbollistik. Me në krye trajnerin Orges Shehi, bardhekuqtë e Korçës po mundohen të krijojnë një skuadër që do të synojë sërish titullin kampion në edicionin e ri. Ali Sowe është një nga futbollistët e larguar në këtë merkato verore dhe prej kohësh, drejtuesit bardhekuq po mendonin për zëvendësuesin e tij.

Së fundmi “Korça Sot” raporton se Skënderbeu ka gjetur sulmuesin e sezonit të ri. Bëhet fjalë për një brazilian që quhet Robinho Mota. Bëhet me dije që braziliani do të prezantohet të hënën në ambientet e klubit korçar. 20-vjeçari luan në majë të fazës ofensive dhe së bashku me Oto Xhon priten të përbëjnë dyshen e sulmit.

 

Related posts

“FUTET NË RADARËT E LOS BLANCOS”/ Real Madridi interesohet për mbrojtësin e Portos Militao

Delo.autor

“Makinaciones”/ Njihuni me mesazhin enigmatik i ish-portierit për Leo MESSIN (FOTO)

Isa.Autor

Tenis, “ATP Montecarlo”, në gjysmëfinale Dimitrov-Nadal

Sadik.Autor

Leave a Comment