Futboll Sport

ZYRTARE/ Partizani firmos me ish-mbrojtësin e Tomorit, klubi i kuq prezanton 21-vjeçarin

Eneo Bitri është lojtari më i ri i Partizanit. Mbrojtësi i të kuqve ka arritur marrëveshjen me 15-herë kampionët e Shqipërisë për të qenë pjesë e tyre për sezonin e ri. Ish-mbrojtësi i Tomorit ka nënshkruar një kontratë, që e lidh me Partizanin për 3 vitet e ardhshme. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook:

“Klubi zyrtarizon marrëveshjen me lojtarin Eneo Bitri. Mbrojtësi 21 vjeçar i cili sezonin e kaluar ishte titullar i ekipit të Tomorit do të jetë pjesë e të kuqve për 3 vite”, njofton klubi i Partizanit.

Kujtojmë që në listën e publikuar mbrëmë nga newsport.al figuronte edhe emri i 21-vjeçarit, që do0 të jetë gati për të luajtur në Europa League.

Related posts

Pas Laurentiis, Benzema tallet edhe me Di Marzion

Sadik.Autor

Lamtumirë Gatusso, mirë se vjen Conte

Sadik.Autor

LIVE/ Luhet ndeshja e kthimit për kalimin në Champions, Shkëndija-Nomme Kalju. Mbyllet pjesa e parë, rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment