Futboll Premier League Sport

Trajneri italian Sarri dëshiron Vecinon te Chelsea, Interi kërkon 35 mln euro

Në pritje të Maurizio Sarrit, Chelsea po punon edhe për merkaton për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Për mesfushën objektivi kryesor i Bluve të Londrës është uruguaiani i Interit Matias Vecino.

Mesfushori pëlqehet shumë nga Sarri i cili ka punuar me të gjatë periudhës që ishte trajner i Empolit. I pari në listën e shitjeve të Interit është portugezi Joao Mario megjithatë zikaltrit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat edhe për Vecino i cili pavarsisht golit deçiziv ndaj Lazios që kualifikoi Interin në Champions League, nuk e ka vendin të sigurtë në formacionin e Spallettit.

Për këtë arsye nuk kondisiderohet si i pashitshëm. Për të lënë të lirë futbollistin të cilin Interi e bleu 24 milionë euro nga Fiorentina, Interi kërkon 30 deri në 35 milionë euro.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Flamurtari: Rihapet sfida, shënon Kukësi me mesfushorin Shepher (VIDEO)

Isa.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Tottenhami SUPER, përmbys Arsenalin në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

TIFOZËT SHAJNË PANUCCIN/ Ja se si stadiumi tërbohet në kor ndaj teknikut të Kombëtares (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment