Champions League Futboll Sport

Thomas Grimm: Për UEFA-n do të ishte më e dobishme, nëse Liverpooli fiton Championsin

Thomas Grimm, presidenti i Premierligës ukrainase dhe ish-zyrtar i UEFA-s, i ka bërë disa deklarata kontroverse rreth finales së Ligës së Kampionëve 2018.

Pas gafës së UEFA-s më 4 maj, kur uebsajti i organit qeverisës së futbollit evropian shfaqi disa fotografi duke e shpallur Liverpoolin fitues të edicionit 2017-18 të Ligës së Kampionëve, një ish-zyrtar i këtij institucioni i ka bërë disa komente mjaft kundërthënëse.

“Për UEFA-n do të ishte më e dobishme nëse fiton Liverpooli”, ka thënë Thomas Grimm, ish-shef i departamentit ligjor të UEFA-s.

“Për UEFA-n do të ishte i më i pëlqyeshëm një fitues i ri. Do ta shkatërronte garën nëse i njëjti klub e fiton tri herë radhazi atë”, tha Grimm.

“Madridi i ka disa lojtarë fantastikë, por nga perspektiva konkurruese, do të ishte më mirë nëse një tjetër skuadër e fiton finalen”, shtoi ai.

Related posts

ZYRTARE/ Fiorentina emëron “timonierin” e ri, pasuesi i Gatussos firmos kontratë 2-vjeçare

Delo.autor

Ronaldo i është vetëofruar Juventusit, Allegri ka bërë gati formacionin me të

Isa.Autor

SURPRIZË PËR 1 QERSHORIN/ Kombëtarja viziton Shtëpinë e Foshnjes në Durrës (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment