Futboll Seria A Sport

Ronaldo i është vetëofruar Juventusit, Allegri ka bërë gati formacionin me të

Cristiano Ronaldo, më në fund është i vendosur për të nisur një aventurë të re larg Spanjës. Sulmuesi portugez e konfirmoi largimin e tij nga Real Madrid që në përfundim të ndeshjes finale të Champions League ndaj Liverpool, ku triumfuan për të 13-ën herë në historinë e klubit. Mediat iberike dhe ato italianë raportojnë se 33-vjeçari është në kërkim të një shtëpie në Torino, pasi pritet të nënshkruajë me gjigantët e Serie A, Juventus.

Nuk bëhet fjalë për një qytet aq të gjallë dhe të ngrohtë sa Madridi, por ama jetesa edhe në Torino do të jetë po aq e mirë për pesë triumfuesin e “Topit të Artë”, edhe pse moti nuk do të jetë aq dashamirës sa në Spanjë. Ronaldo e di mirë këtë. Por, me rëndësi është fakti që ai ka kujtime mjaft të mira nga bardhezinjtë, sidomos me tifozët. Në përballjen e fundit ku ai realizoi roveshatën e famshme, u duartrokit nga mbarë tifozët juventinë në stadium për përformancën e tij të shkëlqyer. Ky ishte një detaj që tregoi interesin dhe simpatinë që tifozët e “Zonjës së Vjetër” kanë për yllin portugez. Ashtu sikurse në Premier League me Manchester United, edhe me fanëllën e madrilenëve, Ronaldo ka qenë një nga lojtarët më të dashur për tifozët, të cilëve u ka dhuruar emocione pafund me golat e shënuar.

Trajneri aktual i Italisë, Roberto Manicini në një prononcim për median e cilësoi si një transferim tepër pozitiv, kalimin e Ronaldos te Juventus, pasi sipas tij ‘është në të mirë të marketingut në futbollin italian”.

Nga ana tjetër duket që trajneri Massimiliano Allegri është i sigurt për ardhjen e Cristiano Ronaldo, për këtë ai ka bërë gati edhe skemat se si do të luajë sezonin e ardhshëm. Ku dukshëm do të ketë një sulm tepër të fortë me Dybala, Higuan dhe Ronaldon.

Komenti i Salvinit

Edhe Ministri i Brendshëm i Italisë ka bërë një koment lidhur me nënshkrimin e mundshëm të Ronaldos në “Allianz Stadium”. Në fakt ai nuk e ka kursyer një batutë lidhje me këtë rast ndërsa tha: “Ronaldo te Juventus? Kujt i intereson: unë mendoj për Milanin tim të shkretë”.

Ronaldo pritet të transferohet për 100 milionë euro te “Zonja e Vjetër” nga Real Madrid. Sipas “Premium Sport”, cr7-ta i është vetëofruar Juves që të largohet nga Reali, ku nuk ndihet më i lumtur, pasi Perez nuk ia plotësoi kushtet e kontratës që nga finalja e vitit 2017-të në “Cardiff”.

Related posts

Juventusi po konsideron rikthimin e Ancelotit në krye të stolit “Bardhezi”

Sadik.Autor

PEZULLIMI I KAMPIONATIT PAS DHUNËS/ Publikohet axhenda FSHF-Qeveri Përveç, ja çfarë kërkohet

Delo.autor

MOTO GP/ Piloti Marquez me këmbë në tokë: Nuk do të jem më ai piloti i dikurshëm

Delo.autor

Leave a Comment