Futboll Seria A

Agjenti i Bonuccit largon zërat e merkatos: Qëndron tek Milani

Fitorja në derbin ndaj Interit në Kupën e Italisë duket se ka rikthyer qetësinë te Milani dhe mund ti japë një tjetër shtysë sezonit të vështirë që po kalojnë kuqezinjtë. Në ditët e fundit pas shumë rezultateve negative të njëpasnjëshme ishte folur për një lamtumirë të mundshme të kapitenit Leonardo Bonucci në merkaton e janarit.

Chelsea dhe akoma më shumë, Manchester City i Pep Guardiolës kanë shfaqur interes për lojtarin, megjithatë Lucci, agjenti i mbrojtësit në një intervistë për mediat italiane ka përjashtuar çdo opsion që Bonucci mund të largohet nga Milani në janar. “Leo është një lojtar i Milanit, ka zgjedhur kuqezinjtë dhe do të vazhdojë përpara pasi ky është objektivi i tij”, deklaroi menaxheri i 30-vjeçarit italian.

Related posts

Sulmuesi i Kombëtares nuk përmbahet, Rei MANAJ në momente intime në mes të…(FOTO)

Isa.Autor

“LUANIM NË KUPËN UEFA DHE…”/ Vieri tregon si presidenti i Atletico Madrid i bleu Ferrari pasi i fitoi bastin

Delo.autor

Lepizig shënon golin e dytë ndaj Marseille

Sadik.Autor

Leave a Comment