Futboll Seria A Sport

“ËSHTË GATI PËR JUVENTUS”/ Ish-rivali këshillon “bardhezinjtë”: Ai është partneri ideal për sulmuesin Dybala

Pantaleo Corvino, ish-drejtori i përgjithshëm i Fiorentina-s, ka këshilluar Juventus-in që të marrë yllin e klubit vjollcë, Dusan Vlahovic.

“Mund të luajë si qendërsulmues tek Juventus, Liverpool ose Tottenham. Është gati për Juventus-in. Dusan është partneri ideal për Dybala”, ka thënë Corvino për Tuttosport.

“Me Dybala-n duhet një numër 9 që të garantojë thellësi, domethënë një lojtar me karakteristikat e Vlahovic”.

Në lidhje me Cristiano Ronaldo-n:

“Mendoj se operacioni Ronaldo kishte kuptim kur u ble tre vite më parë. Tani, duke marrë parasysh shumë gjëra, nuk ka më arsye ta mbajnë. Por Juventus e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë”.

Related posts

SHKËLQEJNË EDHE JASHTË FUSHAVE TË BLERTA/ “Yjet” e Barcelonës fitojnë 500 mijë euro në poker (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUSI APO…? Ja fati se ku përcaktohet e ardhmja për Pogba

Delo.autor

Zyrtare: Neymar do të operohet, mungon kundër Realit

Q.Autor

Leave a Comment