Futboll Seria A

Allegri humbet Cuadradon: Nuk do të jetë në dispozicion

Në ndjekje të Napolit dhe përpara Interit e Romës në renditje. Ky është pozicioni aktual i Juventusit, i angazhuar në ndeshjen e radhës të kampionatit italian, në fushën e Verona-s. Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp në prag të kësaj transferte, preferoi të mbajë përqendrimin e lartë: “Qëllimi ynë i vetëm është të sjellim fitoren në shtëpi.

Në “Bentegodi” kemi humbur shumë herë, por kjo kjo është mundësia klasike, në të cilën nuk pranohen rezultate të tjera, si barazim, apo humbje. Nuk duhet t’i hedhim poshtë të gjitha gjërat e mira të bëra në këtë muaj”. Disa lojtarë që nuk do të jenë në dispozicion: “Nuk mund të luajë Pjanic, si Buffon, De Sciglio dhe Cuadrado, që vuajnë nga inflamacion në “pubis”. Për këtë arsye nuk mund të jenë gati. Madje, vështirë të riaftësohen edhe për Kupën Italiane. Bentancur dhe Marchisio në mesfushë? Po, është e mundur”.

Related posts

FITORE DRAMATIKE/ Manchester United triumfon me frymën e fundit ndaj Wolves dhe ngjitet në vendin e dytë

Delo.autor

SFIDA NDAJ SAMPDORIAS/ Një tjetër rekord për Simone Inzaghin, vetëm Conte ka fituar më shumë

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ RAPID WIENËS/ Lautaro Martinez: Kemi gjetur fitoren në një fushë të vështirë, jam gati të…

Delo.autor

Leave a Comment