Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ “Pleshti” nuk dëshiron “Demin” Lautaro në ekip, ja shkaku

Lionel Mesi largon Lautaro Martinezin nga Barcelona. Sipas raportimeve nga portali spanjoll “El Desmarque”, “Pleshti” mendohet të ketë bindur drejtuesit e klubit katalanas për të mos synuar “Demin” në merkatot e ardhshme, në mënyrë që të mos ndërlikohet pozicioni i mikut dhe shokut të skuadrës, Luis Suarezit.

Një thashethem, që në njërin krah konfirmon rëndësinë e Mesit dhe në zgjedhjet e merkatos së Barçës e në tjetrin i jep një “asist” të rëndësishëm Interit, prej muajsh i angazhuar me përfaqësuesit e Lautaros për rinovimin e kontratës.

KONTAKTE 

Autor i 13 golave dhe 3 asisteve në këtë start të sezonit, aktualisht Martinez ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh (të cilën drejtuesit interistë në bisedimet e ardhshme do përpiqen me çdo kusht ta eliminojnë) për t’u liruar nga zikaltrit dhe gjatë muajve të fundit menaxherët e tij kanë pasur kontakte edhe me Mançester Sitin dhe Realin e Madridit.

lautaro

Sondazhe që janë regjistruar edhe në aksin Milano-Barcelonë, deri në momentin kur ka ndërhyrë Mesi për të frenuar gjithçka. Por, ndoshta, vetëm për momentin. Pasi Suarez, në çdo rast, po i afrohet moshës 33 vjeçare (i mbush në 24 janar) dhe shumë shpejt drejtuesit “blaugrana” do duhet të hyjnë në merkato për t’i kërkuar zëvendësuesin: dhe vështirë se nuk do të hidhet një sy edhe nga Lautaro; të cilin vetë uruguaiani, gjatë një interviste të kohëve të fundit, e ka përfshirë mes “trashëgimtarëve” të tij.

lAUTARO

RRITJE “BOOM” 

Ndërkohë, 30 në 80 milionë euro sipas të dhënave të “Transfermarkt”. Normalisht flitet për shifra totalisht teorike, nisur nga fakti që është e pamundur të përcaktosh vlerën reale të një lojtari, i vendosur vetëm nga merkato. Lautaro ka pasur rritjen më të lartë të Eumegjithatë, “Demin” e shijon Interi.

Numri 10, pavarësisht se vetëm 22 vjeç, ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm deri tani, fakt që ka bërë të rritet vlera. Duke nisur nga muaji korrik i 2019- ës, vlera e Lautaros është rritur me plot 166,7%, duke kaluar nga ropës dhe ka mposhtur dy fenomenë të tjerë që po fitojnë ditë pas dite skenat e mëdha europiane, si Erling Haland i Salcburgut (rritje prej 40 mln, nga 5 në 45) dhe Ansu Fati i Barcelonës (edhe ky i rritur në 40 mln, duke nisur nga zero).

Related posts

ZYRTARE/ Talenti i Real Madrid huazohet sërish, do luajë në La Liga tek klubi…

Delo.autor

KONFIRMOHET PREZENCA/ “Tirona Fanatics” në stadium në ndeshjen kundër Kukësit

Delo.autor

NË PRITJE TË RIFILLIMIT TË SEZONIT/ Trajneri Setien rimodelon Barcelonën, ja kush rrezikon tek “katalanasit”

Delo.autor

Leave a Comment