Futboll Seria A

Allegri mjaft komod ndaj Romës, 200 milionë euro në ‘pankinë’

Szczesny, Benatia, Pjanic dhe Mandzukic. Kjo ka qenë katërshja që i ka dhuruar Juventus-it fitoren e vuajtur kundër Roma-s. Ka qenë pikërisht ish-mbrojtësi i verdhekuqve që ka vendosur ndeshjen në “Allianz Stadium” falë golit të realizuar në pjesën e parë, ndërsa Szczesny ka shpëtuar rezultatin në minutat e fundit. Pjanic ka qenë regjisori i skuadrës dhe Mandzukic ka ndihmuar ekipin në të gjitha mënyrat e mundshme. Edhe këtë herë, zgjedhjet e trajnerit Allegri kanë qenë të goditura, me teknikun italian që i ka lejuar vetes të lërë në stol edhe dy lojtarë, si Dybala dhe Douglas Costa.

Pavarësisht paraqitjeve të mira të bëra në ndeshjet e fundit nga braziliani, për momentin vetëm Szczesny dhe Matuidi nga blerjet e merkaton së verës, duket se janë shumë të rëndësishëm për skemat e Allegri-t. Portieri polak ka bërë që të mos ndihet aspak mungesa e Gianluigi Buffon, duke treguar se është gati të marrë vendin e kapitenit në të ardhmen. Francezi, që nuk ndalet kurrë dhe mbulon çdo hapësirë në mesfushë, është bërë një element kyç për trajnerin toskan dhe konfirmimi për këtë ka ardhur në ndeshjen e fundit, kur Juventus nuk ka dominuar më në mesfushë pas daljes së tij nga loja.

Douglas Costa dhe Bernardeschi janë përmirësuar shumë që nga fillimi i sezonit, por nuk konsiderohen akoma titullarë nga Allegri. Skema 4-3-3 është perfekte për karakteristikat e Cuadrado-s dhe Mandzukic, dy lojtarë nga të cilët tekniku bardhezi nuk heq dorë kurrë nëse janë në formë të mirë fizike. Kështu, kundër Roma-s stoli i Juventus ka patur një vlerë më të lartë se 200 milionë euro, duke marrë parasysh vetëm treshen Dybala, Douglas Costa dhe Bernardeschi. Rezerva luksi, që pak skuadra të tjera në Europë mund t’ia lejojnë vetes. Një arsenal i tillë mund të ndezë ëndrrat e tifozëve të “Zonjës së Vjetër”, veçanërisht në Champions League…

Related posts

Ibra zbulon gjurin e copëtuar: Më thanë mbaroi, u thashë, jo!

Isa.Autor

SKANDAL NË AMERIKË/ Gushte, shkelma dhe fyerje, sportisti i njohur përfshihet në sherrin masiv (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG NDESHJES NDA EINTRACH/ Spalletti heq dorë: Nuk më intereson më ai lojtar…

Delo.autor

Leave a Comment