Bundesliga Futboll

Kreu i Borussia Dortmund i jep fund spekulimeve: Rikthimi i Mkhitaryan, thjesht imagjinar!

Borussia Dortmund i është përgjigjur spekullimeve në lidhje me një rikthim të mundshëm të ish-ylit të verdhezinjve, që tashmë është futbollist i Manchester United, Henrikh Mkhitaryan. Manchester United mund të largojë Mkhitaryan muajin e ardhshëm, teksa e ardhmja e futbollistit të përfaqësueses së Armenisë në klubin e “Djajve të Kuq” duket shumë e paqartë. Që nga koha kur u bashkua me United në verën e 2016, Mkhitaryan është futur dhe ka dalë shumë herë nga formacioni dhe planet e trajnerit Jose Mourinho.

Pikërisht në këtë situatë, të shumta kanë qenë aludimet për një prishje të marrëdhënieve mes futbollistit dhe trajnerit, që do të mund të çonin në një divorc mes palëve. Borussia Dortmund është mes klubeve të pëfolura për të marrë futbollistin armen, në rast të largimit të tij nga “Old Trafford”, në garë me Inter nga Seria A, gjithashtu i interesuar për të siguruar Mkhitaryan. Gjithsesi, kreu i gjigantëve të Gjermanisë, Hans-Joachim Watzke, ka hedhur poshtë çdo shans për rikthimin e ish-futbollistit të Borussia Dortmund, Mkhitaryan. “Unë i njoh detajet ekonomike të transferimit të tij te Manchester United më mirë se kushdo tjetër. Kjo është arsyeja pse rikthimi i tij është i realizueshëm vetëm me një nivel të lartë imagjinate”, deklaroi bosi i Dortmund për “Bild”.

Related posts

MË I MIRË SE MESSI/ Askush si MBAPPE në 45 sezonet e fundit, francezi ka shifrat të frikshme…

Isa.Autor

POLEMIKAT PËR BAJRAMI-D’AMBROSIO/ Ish-arbitri i FIFA-s sqaron: Ja pse s’duhet krahasuar me faullin Aleks Sandro-Dumfris

Delo.autor

ARABIA SAUDITE JOSH POGBA/ Ofron 100 milion euro, Vlahovic drejt Chelsea

F.autor

Leave a Comment