Futboll Premier League

Alonso ‘shpëton’ Chelsean, londinezët marrin 3 pikë ndaj Southampton (VIDEO)

Chelsea e ka mposhtur 1:0 Southamptonin në “Stmaford Bridge”.

“Blutë e Londrës” kanë marrë tri pikë me shumë vështirësi në xhiron e 18’të në Premierligë, duke triumfuar 1:0 në shtëpi ndaj Southamptonit, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e shënoi mbrojtësi, Marcos Alonso, nga gjuajtja e lirë në fund të pjesës së parë, që doli të jetë rezultati përfundimtar i sfidës.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 38 pikëve, aq sa ka edhe Manchester United, po me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ekipi i Contes gjendet tani 11 pikë prapa liderit, Manchester City, diferencë që mund të shkojë sërish në 14 nëse ekipi i Guardiolas triumfon ndaj një kundërshtari të vështirë sonte siç është Tottenhami, sfidë që zhvillohet nga ora 18:30.

http://www.dailymotion.com/video/x6bs5g4

 

Related posts

“FUTBOLLI RREZIKON RECESIONIN”/ Presidenti i FIFA-s: Këto kohë po reflektojmë, mund të shkurtojmë kompeticionet

Delo.autor

LA LIGA/ Barça i “falet” Lewandowskit, Yamal fiton duelin me Nico Williams

F.autor

Para Shqipërisë, Bale ka një hall të madh për të zgjidhur

Sadik.Autor

Leave a Comment