Futboll Sport

Kosta Rika ëndërron, Serbia është e dënuar të fitojë…

Kosta Rika-Serbi do të jetë ndeshja e parë e Grupit E. Kosta Rika e Oscar Ramirez është kualifikuar për herë të pestë në finalet e Kupës së Botës dhe ekipi shpreson të ketë një ecuri të ngjashme me atë të kampionatit të kaluar Botëror, ku arriti deri në çerekfinaleve. Përballë do të jetë Serbia që merr pjesë për herë të katërt në Kupën e Botës, që pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Serbia e mbylli në vendin e parë grupin eliminator megjithatë shkarkoi trajnerin Slavoljub Muslin. Serbia normalisht konsiderohet si favorite ndaj Kosta Rikës, pasi nuk ka humbur në pesë nga tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur. Kosta Rika i humbi të dy miqësoret e fundit në kuadrin e përgatitjeve për Botërorin në Rusi, me rezultatin e përgjithshëm 6-1. Faktikisht në tetë ndeshjet e fundit që ka luajtur kjo kombëtare ka fituar vetëm dy dhe humbur gjashtë. Për më tepër, amerikano-veriorët nuk në dhjetë ndeshjet e fundit vetëm një herë kanë shënuar më shumë se dy gola.

Në këtë grup ku është edhe Brazili dhe Zvicra, ekipet që do të ndeshen sot duhet të fitojnë me çdo kusht për të mbajtur gjallë shpresat për t’u kualifikuar. Kjo do të jetë përballja e parë në histori mes Kosta Rikës dhe Serbisë.

Keylor Navas është padyshim futbollisti më i rëndësishëm i Kosta Rika. Portieri, që ka fituar tre herë radhazi Champions League me Real Madrid, ishte një nga faktorët kryesorë në arritjen e një vendi mes tetë ekipeve më të mira, katër vjet më parë.

Aleksandar Mitrovic ishte golashënuesi më i mirë i Serbisë, me gjashtë gola në eliminatore. Ai shënoi 12 gola në 20 ndeshje me Fulham në Championship, duke e ndihmuar këtë skuadër të rikthehet në Premier League dhe mund të bazohet te pasimet e Sergej Milinkovic-Savic, i vetmi lojtar me vlerë 100 milionë euro që do të jetë në fushë.

Shtatë nga dhjetë eliminatoret e Kosta Rikës prodhuan më pak se tre gola në total. Ndërsa serbët e kanë mesataren e golave në eliminatore, ekzaktësisht dy të shënuar dhe një i pësuar për çdo ndeshje. Pra, në 10 eliminatore kanë shënuar 20 gola dhe pësuar 10.

Formacionet e mundshme:

Kosta Rika: Navas; Gamboa, Gonzalez, Acosta, Duarte, Oviedo; Bolanos, Guzman, Borges, Campbell; Urena

Serbia: Stojkovic; Rukavina, Ivanovic, Tosic, Kolarov; Matic, Milinkovic-Savic; Tadic, Ljajic, Kostic; Mitrovic

Related posts

PAS NDESHJES/ Sarri: Isha nën presion, Hazard nuk po jep maksimumin

Isa.Autor

Sulmuesi Giroud/ Krahasimet me Benzeman më kanë bërë më të fortë

Sadik.Autor

PRESTIGJOZJA “TIMES”/ Champions League ndryshon format, do luhen më shumë ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment