Futboll Premier League

Arsenali mjaftohet me barazim ndaj Southamptonit (VIDEO)

Arsenali nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre te Southamptoni në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi me një gol të shpejt të vendasve, të cilët shënuan pas vetëm tre minutave me anë të një kundërsulmi.

Ishte sulmuesi Charlie Austin, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të Dusan Tadicit.

Në vazhdimin e pjesës së parë, Arsenali kontrolloi ndeshjen duke tentuar të gjej golin e barazimit dhe rastin më të mirë e kishte Aaron Ramsey (32′), por që nuk pati sukses dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 1-0.

Pjesa e dytë e ndeshjes u dominua e gjitha nga skuadra e Arsene Wengerit, të cilët me çdo kusht donin të gjenin golin e barazimit dhe të qetësisë.

Atë e gjetën krejt në fund të ndeshjes, ku në minutën e 88-të ishte Olivier Giroud, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Alexis Sanchezit dhe vulosi barazimin dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1-1.

Pas këtij barazimi, Arsenali ngjitet në pozitën e pestë me 29 pikë, ndërsa Southamptoni mbetet në vendin e dhjetë me 18 pikë.

Në takimin e radhës, Topçinjtë udhëtojnë drejt West Hamit, teksa Southamptoni luan në shtëpi ndaj Leicester Cityt.

https://www.dailymotion.com/video/x6bf4s1

Related posts

FYERJE RACISTE NDAJ ISH-LOJTARIT TË CHELSEAT/ Obi Mikel shpërthen “live” në lot (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA E CHAMPIONS LEAGUE/ Tifozët e Manchester City-t me fat, sheiku Mansur u bën dhuratën e veçantë

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ AEL anulon stërvitjen, “arma e fshehtë” i kthehet kundër në Shkodër

Delo.autor

Leave a Comment