Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Shpërthen presidenti i Arabisë: Disa futbollistë do të dënohen, dhanë vetëm 5 %

Arabia Saudite u mposht me rezultatin 5-0 nga Rusia në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. Kjo humbje ka irrituar jashtë mase Presidentin e Federatës së Futbollit, Adel Ezat, i cili paralajmëroi se ndaj futbollistëve të skuadrës së tij, do të ketë penalizime. Ezat nuk e ka kapërdhirë dotë turpërimin me 5 gola në ndeshjen hapëse.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer nga humbja e pësuar. Ky rezultat ishte krejtësisht i pakënaqshëm, pasi nuk pasqyron nivelin e përgatitjes sonë. Disa futbollistë do të përballen me penalizime të ndryshme, portieri Abdullah Al-Mayouf, sulmuesi Al-Sahlaui dhe mbrojtësi Omar Hausaui.

Këta lojtarë e bën fytyrën time me nerva dhe zemërim. Kjo performancë ishte shumë e dobët për aftësitë tona, ndërsa ne kemi bërë gjithçka për këta lojtarë, gjithçka. Kanë dhënë vetëm 5% nga ajo që unë prisja për ta”, u shpreh Ezat.

Related posts

E VËRTETA/ Juventusi publikon shifrat zyrtare dhe nxjerr bllof të gjithë! (FOTO)

Isa.Autor

Agolli: Cungu është mjeshtër i eliminatoreve, gjithçka është e hapur

Isa.Autor

E BUJSHME/ Luka Modric pëlqen Serie A, lë të hapur mundësinë e transferimit në Itali

Delo.autor

Leave a Comment