Futboll Seria A

Barazim spektakolar mes Atalantës e Lazios, Berisha-Strakosha ndahen në paqe

Mbyllet me një barazim spektakolar 3-3 mes Atalantës dhe Lazios java e 17-të e Serisë A.

Përfundoi pa fitues derbi shqiptar mes Strakoshës dhe Berishës me dy portierët e kombëtares kuqezi që bënë disa pritje shpëtimtare sidomos Strakosha dhe nuk kishin aspak faj në golat e pësuar pasi mbrotjejet e të dyja skuadrave futnin ujë nga të gjitha anët.

Një barazim që nuk i vlejti as bergamaskëve e as kryeqytetasve pasi vetëm fitorja u bënte punë, Lazios për t’u afruar me zonën Champions dhe Atalantës me zonën Europa League.

Dy golat e shpejtë të Caldarës dhe Ilicic krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Atalantën por Lazio u përgjigj  që në pjesën e parë me Milinkovic Savic që mposhti dy herë Berishën duke barazuar shifrat. Në fillimin e pjesës së dytë Ilicic kthehu në gol një 11-metërsh duke u dhënë sërish epërsinë vendasve.

Më pas Petagnas me ndërhyrjen e VAR-it iu anullua një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa Lazio gjeti golin e barazimit në të 79-tën pas një superaksioni të finalizuar nga spanjolli Luis Alberto.

Related posts

Vazhdojnë çmendurit për ndeshjen mes PSG-së dhe Realit. Biletat nuk njohinë kufi

Q.Autor

“FËMIJËT E MI BËJNË TIFO PËR…”/ Futbollisti i Belgjikës i shtang të gjithë me deklaratën para ndeshjes

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ As kundërshtarëve nuk i besohet, Celina realizon një EURO GOL në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment