Futboll La Liga Seria A

Barcelona dërgoi delegatët në ndeshjen Lazio-Torino, vëzhgohen katër futbollistë

Raportohet se Barcelona ka dërguar delegatë në Lazio-Torino, të hënën, për të parë Stefan de Vrij, Sergej Milinkoviç Savic, Andrea Belotti dhe Luis Alberto.

Sipas Calciomercato.com nëpërmjet Mundo Deportivo, Robert Fernandez dhe Urbano Ortega morën pjesë në Olimpico për të vëzhguar futbollistët në fjalë.

De Vrij thuhet se këmbëngul në një klauzolë lirimi prej 30 milion euro në çdo kontratë të re me Lazion, dhe pas largimit të Mascheranos në janar, katalanasit do të kenë nevojë për 1 mbrojtës.

Ndërkohë, Milinkoviç-Saviç do të ishte zëvendësim ideal në mesfushë, ndërsa Belotti do të pasuronte sulmin.

Ndërkohë, çdo lëvizje për Luis Alberto do të përfaqësonte një rikthim në Barcelonë, i cili kishte luajtur më parë në vitet 2013-14 me ekipin e tyre B.

 

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas largimit të De Jong, Ajax transferon sulmuesin holandez… (FOTO)

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA/ Trajneri Pirlo rikuperon tre titullarë për sfidën ndaj Lazios, por Ronaldo…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus tenton t’i rrëmbejë Mourinho-s talentin e Romës falë Raiola

Delo.autor

Leave a Comment