Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juventus tenton t’i rrëmbejë Mourinho-s talentin e Romës falë Raiola

Në orët e fundit, shkruan SportMediaset, në Torino është organizuar një darkë mes Mino Raiola dhe zëvendëspresidentit të Juventusit, Pavel Nedved.

Mes të dyve ka një marrëdhënie miqësie dhe bashkëpunimi që vazhdon prej shumë vitesh, por sipas transmetuesit ka mundësi që të jetë përfolur edhe për merkato.

Dhe konkretisht, një profil që mund t’i shtojë diçka krahut të majtë të Massimiliano Allegrit: ndër lojtarët potencialë që mund të jenë me interes për Juventusin janë Riccardo Calafiori i Romës dhe Owen Wijndal, i lindur në ’99 dhe qe luan te AZ Alkmaar.

Related posts

FUSHË E RE PËR EKIPIN E BARCELONËS/ Ja si “Camp Nou” shndërrohet në kantier ndërtimi (FOTO)

Delo.autor

PROBLEME NË HORIZONT/ Një dëmtim shqetëson mbrojtësin e kombëtares

F.autor

Interi i shkon Torinos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment