Futboll

Barcelona dhe Manchester City, skuadrat e vetme pa humbje në Evropë

Barcelona dhe Manchester City janë dy skuadrat e vetme ende pa humbje në top pesë ligat Evropiane.

Barcelona dhe Manchester City me meritë janë liderë në ligat e tyre, La Liga dhe Premier League.

Dy klubet në fjalë, janë të vetmet në top pesë ligat Evropiane që ende nuk dinë për humbje në sezonin 2017/18.

Pas 17 xhirove në La Liga, Barcelona regjistron dy barazime dhe 15 fitore, triumfi i fundit ishte të shtunën në Santiago Bernabeu 3:0 ndaj Real Madridit.

Barça gjendet në pozitën e parë me 45 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridi e 14 më shumë se Reali.

Pas 17 xhirove, katalunasit kanë realizuar 45 gola, teksa kanë pranuar vetëm shtatë, mbrojtja më e fortë në La Liga.

Në anën tjetër, Manchester City po thyen rekorde në Premierligë. Fitorja kundër Bournemouthit prej 4:0 ishte e 17 me radhë, rekord historik në Angli.

City i Pep Guardiolas gjendet në pozitën e parë me 55 pikë, 13 më shumë se përcjellësi më i afërt, Manchester United.

City pas 19 xhirove, regjistron 19 fitore dhe vetëm një barazim, duke realizuar 60 gola e pranuar vetëm 12.

Aktualisht, Man City dhe Barcelona janë skuadrat më në formë në Evropë dhe dy favoritët kryesor për ta fituar edhe Ligën e Kampionëve, së bashku me Bayern Munich, PSG e Real Madrid.

Related posts

HUMBI NJËRËN KËMBË NË MOSHËN 4-VJEÇARE/ Futbollisti turk me aftësi të kufizuara: Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja

Delo.autor

“LOJTARI I VITIT”/ Trashi: Sezoni i duhur për titullin, shpresoj të bëhem pjesë e…

Delo.autor

LA LIGA/ Reali nuk njeh kundërshtarë, Loss Blancos përmbysin Sevillan. Benzema bën sërish mrekullinë

F.autor

Leave a Comment