Basketball Futboll Sport Të tjera

RRËFIMI I RRALLË/ Ish-basketbollisti i NBA flet për vajzën e tij transgjinore

Dwayne Wade kishte qenë 13 herë pjesë e All-Star në NBA dhe u pensionua vitin e kaluar pasi e kishte fituar epitetin si njëri ndër basketbollistët më të mirë në pozitën e tij. Tani, ai është i përqendruar te puna e tij më e rëndësishme jashtë basketbollit – si baba i katër fëmijëve, prej të cilave njëra është transgjinore.

Babai i katër fëmijëve dhe ish-basketbollisti i NBA e vizitoi Ellen DeGeneres në emisionin e saj dhe foli për momentin kur njëri ndër fëmijët e tij i tregoi se është transgjinor. Wade ka treguar se si e ka transformuar atë si prind ai moment, transmeton Gazeta Express.

“Zaya, 12-vjeçarja jonë, erdhi në shtëpi – nuk e di nëse e dinë të gjithë, ajo e kishte fillimisht emrin Zion sepse kishte lindur djalë – erdhi në shtëpi dhe tha: “Hej, dua të flas me ju. Mendoj se tash e tutje do ta jetoj vetëm të vërtetën time dhe dua të më referoheni si ajo. Dua të më quani Zaya””, ka kujtuar Wade.

Të mësuarit me emrin e ri ishte pjesa e lehtë. Wade ka thënë se ai dhe bashkëshortja e tij, Gabrielle Union, pastaj filluan ta edukojnë veten për aspektet e tjera të identitetit të Zayas, në mënyrë që ta mbështesnin atë për çfarëdo që kishte nevojë.

“Kjo ishte detyra jonë, të dalim dhe të grumbullojmë informacioni, t’i kontaktojmë të gjithë ata që i njohim. Ne vetëm tentuam të mësojmë sa shumë në mënyrë që të sigurohemi që po ia japim fëmijës tonë mundësinë për të qenë versioni më i mirë i vetes”, shtoi Wade.

“Kur Zion erdhi në shtëpi dhe na tha “Më quani Zaya” dhe “Jam gati ta bëj këtë”, unë e shikova dhe i thashë: “Ti je lidere. Kjo është mundësia jonë të të lejojmë të jesh një zë i fuqishëm”. Tani do të jetë ai zë i fuqishëm përmes neve sepse ajo është vetëm 12-vjeçare, por më vonë do ta bëjë vetë ajo”.

DeGeneres e lavdëroi Wade për atë që kishte bërë, duke i thënë: “Çdo prind duhet të jetë kështu siç je ti, ta dojë fëmijën e vet pa kushte dhe ta mbështesë atë për çfarëdo që janë”.

Wade iu përgjigj asaj duke i thënë se kjo i vinte në mënyrë të natyrshme atij dhe bashkëshortes së tij.

“Ne jemi prindër krenarë të një fëmije të komunitetit LGBTQ+ dhe jemi edhe aleatë krenarë. Ne e marrim shumë seriozisht rolin dhe përgjegjësinë tonë si prindër”, sqaroi Wade.

“Kur një fëmijë vjen në shtëpi me një pyetje, kur një fëmijë vjen në shtëpi me një problem apo çfarëdo qoftë, është puna jonë si prindër ta dëgjojmë, t’ia japim informatat më të mirë që mundemi dhe të reagojmë sa më mirë. Kjo nuk ndryshon as kur tema ka të bëjë me seksualitetin”.

Related posts

SHQIPONJA e XHAKËS dhe SHAQIRIT/ Mediat serbe nxjerrin MLLEFIN: “I DOGJËM dhe I BURGOSËM familjet e tyre”…

Sadik.Autor

Thirrja e fortë e Gjicit: Riktheni Policinë e Shtetit, përkundrazi bllokojmë kampionatin!

Isa.Autor

VJEN NGA NJË 21 VJEÇAR/ Shikoni çfarë goli të bukur shënon Teuta përballë Flamurtarit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment