Bundesliga Futboll

Bayern – Dortmund, finalja e parakohshme e Kupës së Gjermanisë

Vëmendja kryesore në futbollin e mesjavës do të jetë në Gjermani, aty ku rezervohet superpërballja Bayern i Mynihut -Borussia Dortmund, takim i vlefshëm për fazën e 1/8 të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët po gëzojnë një formë më të mirë se sa rivali i tyre, me verdhezinjtë që në kampionat kanë rigjetur rrugën e suksesit në dy javët e fundit që pas ardhjes në krye të stolit të austriakut Peter Shtoger. Konsiderohet një finale e parakohshme edhe për faktin se Dortmundi është fituesi në fuqi i Kupës së Gjermanisë, pasi në finalen e sezonit të kaluar pikërisht përballë Bayernit arriti të fitonte me rezultatin 3-2.

Gjithsesi në Superkupën e Gjermanisë, kampionët në fuqi arritën të trimfonin 4-5 me 11-metërsha, pasi koha e rregullt dhe shtesa ishte mbyllur 2-2. Misioni për të mbrojtur trofeun këtë herë duket shumë i vështirë por jo i pamundur.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Pas një asist “MAGJIK” nga Gueye, ylli Mbappe nuk fal me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

“NAPOLI ËSHTË FAVORIT PËR TITULL”/ Capello analizon Serinë A: Milan ka bërë dy lëvizje të bukura

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË “COPA AMERICA”/ Barcelona gati 112 MILIONË euro për të “RRËMBYER” ylllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment